Barça mposhtet edhe nga Vallecano

Duket se nuk kanë fund vuajtjet për tifozët e Barcelonës pasi skuadra e tyre vazhdon të zhgënjejë nga java në javë.
“Katalanasit” sonte pësuan humbje edhe nga Rayo Valecano pas disfatës së hidhur në “El Clasico” kundër Real Madridit.
Goli i Radamel Falcaos i realizuar në minutën e 30’ të ndeshjes rezultoi vendimtar në këtë ballafaqim.
Barcelona pati mundësinë që ta barazonte rezultatin, por sulmuesi holandez Memphis Depay dështoi të realizonte nga penalltia.
Pas 11 xhirove, Barcelona ka mbledhur vetëm 15 pikë dhe pozicionohet në vendin e nëntë, kurse Rayo Vallecano është në vendin e pestë me 19 pikë.

Back to top button