Kërcënohet Kryeministri Kurti, rritet niveli i tij i sigurisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është kërcënuar dhe për këtë arsye si masë e kujdesit të shtuar, është rritur edhe niveli i tij i sigurisë.
Këtë për rtv21.tv sonte e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, i cili ka theksuar se Kryeministri po e vazhdon angazhimin e rregullt.
“Institucionet e hetuesisë dhe sigurisë tashmë janë duke bërë punën e tyre. Ato bëjnë vlerësimet e nevojshme dhe ndërmarrin masat përkatëse. Në anën tjetër, kryeministri vazhdon angazhimin e tij të rregullt.”, ka bërë të ditur Kryeziu për rtv21.tv./21Media

Back to top button