Barça sot pritet ta realizojë goditjen e madhe në treg

Sofyan Amrabat mund të jetë bomba në këtë merkato dimërore për Barcelonën. Lojtarit maroken i pëlqen shumë Barcelona dhe klubi po përpiqet në këto orët e fundit të marrë shërbimet e futbollistit të Fiorentinës .
Sipas asaj që ka mësuar “MARCA”, gjiganti katalanas do t’i kërkojë klubit italian një huazim me opsion blerjeje dhe oferta do të bëhet sot. Futbollisti, i cili ishte një nga sensacionet e Botërorit të Katarit 2022, mund t’i bashkohet radhëve të skuadrës katalanase në orët në vijim.
Sofyan Amrabat është një nga mesfushorët e momentit. Ai u përfshi në 11-shen idesle për Kupën e Botës 2022 dhe shumë klube e kanë ndjekur atë që nga dhjetori i kaluar. Liverpooli dhe Atlético Madridi ishin dy nga skuadrat e lidhura me marokenin.
Vetë Amrabat siguroi në një intervistë se si fëmijë ai u rrit duke parë Xavi Hernández duke luajtur.

Back to top button