Barcelona në bisedime me yllin e Manchester United

Gjigandi katalunas Barcelona është duke synuar sulmuesin e Manchester United Edinson Cavani.
Raportohet se “Blaugranët” kanë hapur bisedimet me krerët e gjigandit anglez, ku dëshirojnë ta transferojnë Cavanin këtë afat kalimtar të transferimeve në janar.
Këtë sezon, Cavani ka regjistruar vetëm 270 minuta lojë te United dhe spekulohet se së shpejti mund të ndërrojë ambient, ku edhe Barcelona është në kërkim të një sulmuesi pas problemeve me zemër të Sergio Agueros.
Trajneri i ri i Barcelonës Xavi thuhet së është i gatshëm që t’i ofrojë Cavanit një marrëveshja me kohëzgjatje prej gjashtë muajve, me opsionin për një vit tjetër nëse arrin të bëjë paraqitje të mira.

Back to top button