Barcelona në krye të La Ligas, mposht Elchen

Ka përfunduar ndeshja tejet interesante mes gjigantit katalunas Barcelona dhe skuadrës së Elches, ku nikoqirët kanë arkëtuar pikët e plota.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në “Spotify Camp Nou”, Barcelona e mposht Elchen me shifrat 3:0.
Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi Robert Lewandowski, i cili shënon në minutën e 34’ për të kaluar “Blaugranët” në epërsi prej 1:0.
Golin e dytë për skuadrën e Xavit e shënoi sulmuesi Memphis Depay, i cili e thellon rezultatin në 2:0 në minutën e 41; të ndeshjes.
Ndërkaq, golin e fundit të ndeshjes dhe të dytin personal e shënoi Lewandowski, i cili e vulos rezultatin final në 3:0 në minutën e 48’.
Me pikët e reja, Barcelona tani ngjitet në krye të tabelës me 16 pikë të arkëtuara, krahas Elches që zë vendin e fundit në tabelë me vetëm një pikë të tubuar.
Rezultati final, 3:0 në favor të Barcelonës.
Back to top button