Barcelona realizon goditjen e radhës në merkato

 
Barcelona dhe Memphis Depay kanë arritur një marrëveshje që lojtari të bashkohet me klubin katalanas sapo kontrata e tij me Lyonin të përfundojë. Lojtari do të nënshkruajë një kontratë deri në fund të sezonit 2022/23.
Lajmi tashmë është konfirmuar nga faqja zyrtare e klubit spanjoll.
Depay ishte kërkesa e madhe e trajnerit Ronald Koeman i cili edhe para pak ditësh deklaroi se negociata po shkonin në rrugën e duhur.
Holandezi është blerja e katërt e Barcelonës në këtë afat kalimtar.

Back to top button