Barcelona të gatshëm për transferimin e Eriksenit

Mesfushori kreativ danez Christian Eriksen është pjesa kryesore e mesfushës së Tottenhamit

Edhe pse klubi anglez nuk do të dëshironte ta lëshojë mesfushorin e tyre ofanziv, ndoshta Barcelona do të jetë vështirë për tu refuzuar, por edhe ngritja e Dele Allis mund të bindë Tottenhamin se kanë zëvendësim për Eriksenin, shkruan rtv21.tv.

Barcelona do të tentojnë që gjatë kësaj vere të sjellin në Camp Nou Eriksenin. Pas largimit të Luis Enriques në fund të sezonit, Barca do të kërkojë rindërtimin, dhe Eriksen shihet si njeriu i përsosur për të qëndruar pas MSN-së dhe për t’i furnizuar me topa treshen më të rrezikshme në botë./21Media

Back to top button