Basha takon presidentin Trump, bisedojnë për ekonominë

Basha iu ka shprehur mirënjohje SHBA-ve

Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha përmes një statusi në Facebook, ka njoftuar se është takuar me Presidentin e SHBA-ve, Donald Trump.

“Takim i jashtëzakonshëm me Presidentin Donald Trump! Vizioni dhe kauza e tij janë frymëzim dhe inkurajim kolosal për lëvizjen tonë për një Republikë të qytetarëve, me ekonomi të fortë dhe të nesërme të sigurt për të gjithë shqiptarët.

Basha po ashtu ka thënë se sapo ka  mbyllur një vizitë dy ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë Javës së Shtëpisë së Bardhë për Zhvillimin e Fuqisë Punëtore ku po diskutohen iniciativat e administratës Trump mbi uljen e taksave, trajnimin profesional, stazhet e punës dhe financimin e studimeve.

“Mirënjohje të pakufishme Presidentit Trump dhe SHBA për mbështetjen për Shqipërinë dhe shqiptarët”, thuhet në fund të postimit të Bashës në facebook.

 

Back to top button