Bashkëpunimi i radhës nga Skerdi është gati për lansim!
Artistët shqiptarë, Skerdi Ago dhe Kanita Suma kanë gati projektin e ri të përbashkët.
Kënga e titulluar “Xheloze” tashmë është finalizuar edhe me videoklip, dhe do të publikohet nesër në ora 18:00.
Kështu ka njoftuar Skerdi përmes një postimi në Instagram.
View this post on Instagram
Kujtojmë se projekti i fundit nga Skerdi është bashkëpunimi me Teuta Selimin. Kënga e titulluar “M’ke rrejt” ka arritur mbi katër milionë klikime në Youtube. Projekti i fundit nga Kanita Suma është “Serenata Mexicana” në bashkëpunim me Havana. Ky projekt numëron mbi 1 milion klikime në Youtube./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?