Bashkëshortja në 1 vjetorin e vdekjes së Adem Mikullovcit: E lumtur që ike në përjetësi faqebardhë

Sot një vjet ka vdekur aktori i njohur kosovar, Adem Mikullovci. Në një vjetorin e vdekjes së artistit të madh, bashkëshortja e tij, Lumnija e ka kujtuar natën kur ka vdekur Ademi, derisa sot ka shfletuar fotografitë e tij, të roleve të shumta që ka interpretuar.
Bashkëshortja e Mikullovcit ka theksuar se vdekja ua ka ndarë rrugët për t’i bashkuar përgjithmonë.
Ajo në facebook ka publikuar disa fotografi ndër vite të artistit, me ç’rast ka theksuar se është e lumtur që Ademi ka ikur faqebardhë në përjetësi, shkruan rtv21.tv
“Sonte një vitë qëndrova afër trupit t’ënďë të pa jetë.Sonte i shfletova fotot tuaja të disa roleve që i interpretove në teatër e film.Sa kujtime ngërthein në vete. Kto foto më kthyen ne kohën e kohës te karierës Artistike dhe po i ndaj për adhurusit e tu që të qëndruan besnik edhe pas vdekjes.Ju faliminderoj secilin nga ju, për ngushëllimet dhe respektin e juaj . Dashuria dhe vdekja janë dy mysafirë të paftuar,njëra ta merrë zemrën dhe tjetra ta merr jetën….Kjo është jeta.”, ka shkruar ndër të tjera bashkëshortja e Adem Mikullovcit në facebook.

Ndryshe, Adem Mikullovci ka vdekur më 15 shtator të vitit 2020. Ai ka qenë dhe do të mbetet një ndër emrat e njohur të kinematografisë, i cili i ka dhënë shumë artit të Kosovës./21Media

Back to top button