Bashkësia Islame e Kosovës mbledh mbi 123 mijë euro për Mitrovicën dhe Skenderajn

Mbi 123 mijë euro janë mbledhur nga Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) për të prekurit nga vërshimet në Mitrovicë dhe Skënderaj. Kjo bëhet e ditur nga një njoftim i BIK të martën.
“Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, njofton opinionin e gjerë, se në aksionin për grumbullimin e mjeteve financiare për të prekurit nga vërshimet në Mitrovicë dhe Skenderaj, i organizuar nga kjo Kryesi, më 27 janar 2023, janë tubuar 123,161.38 euro.Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, falënderon të gjithë ata që kontribuuan në këtë aksion, duke e lutur Zotin Fuqiplotë që t’i shpërblejë me të mirat e kësaj dhe të botës tjetër!
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës”, thuhet në njoftim.
Komuna e Mitrovicës dhe ajo e Skenderajt janë prej më të prekurave nga vërshimet që përfshinë disa qytete të Kosovës më 19 janar./21Media

Back to top button