Bashkim Nurboja zgjedhet Kryetar i Bordit të BQK-së

Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës ka zgjedhur Bashkim Nurbojën për Kryetar të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK)
Siç bëhet e ditur në komunikatë për media nga BQK Nurboja është Profesor Universitar në fushën e ekonomisë, me doktoratë të përfunduar në Universitetin e Lubjanës – Fakulteti Ekonomik. Në punim të doktoratës ka trajtuar industrinë bankare.
Nurboja, Magjistraturën e ka përfunduar në Angli në Universitetin Staffordshire, si dhe studimet për
Biznes i ka përfunduar në Universitetin e Prishtinës.
Bashkim Nurboja ka publikuar punime të ndryshme shkencore në revista shkencore në lidhje me industrinë bankare. Po ashtu, ka marr pjesë në konferenca të ndryshme ndërkombëtare me fokus për
financa.
Nurboja është Profesor në Fakultetin e Biznesit në Universitetin “Haxhi Zeka”, si dhe ka qenë pjesë të projekteve të ndryshme të Bashkimit Evropian. Nurboja pason kryetarin e deritashëm Flamur Mrasorin, të cilit i ka përfunduar mandati.
Kujtojmë se Bashkim Nurboja ka qenë kandidat për deputet nga radhët e VV’së si dhe ka qenë kandidat për kryetar të Pejës nga kjo parti në vitin 2017./21Media

Back to top button