Bashkimi Europian pret qeveri stabile në RMV! Gir: Qeveri që do të vazhdojë me zbatimin e reformave

I pyetur për paralajmërimet e djeshme të Ali Ahmetit nga Fronti Europian, se do të ndërmarrin masa për shkak se nuk po respektohet legjitimiteti, ambasadori i BE-së në Shkup, Dejvid Gir, tha se nuk dëshiron të komentojë zhvillime politike dhe deklaratat e liderëve në vend, përcjell TV21. Pas kësaj shtoi se ajo që Bashkimi Europian pret, është formimi sa më i shpejtë i një qeveria stabile, që do të vazhdonte rrugën eurointegruese të Maqedonisë së Veriut.
“Presim të marrim raportin final të misionit vëzhgues ku do të ketë sugjerime dhe rekomandime, që do të jetë e rëndësishme. Në ndërkohë, jemi duke ndjekur nga afër formimin e Qeverisë, formimin e një qeverie të qëndrueshme, sa më shpejtë që është e mundur. Ajo që duam të shohim, pas formimit të qeverisë, ajo qeveri t’i përveshë mëngët dhe t’i zbatoj reformat që kërkohen dhe shpijnë vendin tuaj drejt BE-së”, tha Dejvid Gir, ambasador i BE-së./TV21
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?