Basri Lenjani largohet nga posti i drejtorit të Klinikës Emergjente të SHSKUK-së

Basri Lenjani është larguar nga posti i drejtuesit të Klinikës Emergjente të ShSKUK-së.
Kjo u bë e ditur nga vet Lenjani në Facebook.
Sipas tij, ky largim erdhi si për shkak të ndikimit politik dhe Bordit Drejtues të ShSKUK-së.
“Të nderuar qytetarë dhe bashkëpuntorë të çmuar, përmes kësaj shkrese ju vëj në dijeni se nga data 27.11.2021 nuk do të jam më drejtues i Klinikës Emergjente të SHKSUK-së, për shkak të ndikimit politik dhe Bordit drejtues të SHSKUK-së, sepse shpallja e rezultateve të testimit vlerësues ishte skandaloz. Pavarësisht nga kjo unë do të ndjek procedurat e ankimimit.  Kësisoj, nga sot jam i lirë dhe ndjehem krenarë për kontributin e dhënë 34 vjet në shërbimet emergjente në nivel vendi”, ka shkruar Lenjani./21Media
 

Back to top button