Bastisje në Obiliq, sekuestrohet AK47

 
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Obiliq pas një aksioni bastisjeje në fshatin Bakshi.
I arrestuari është 32-vjeçar dhe dyshohet për kanosje, mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës.
Ky aksion ka ndodhur të shtunën ku Policia ka sekuestruar një armë automatike, një karikator dhe pesë copë fishekë.

“Kjo bastisje ka ardhur si rezultat i një rasti kanosjeje të denoncuar të njëjtën ditë në stacionin policor në Obiliq, me ç’ rast hetuesit kanë zgjeruar rrethin e hetimit që ka rezultuar me bastisjen dhe sekuestrimin e armës”, njofoton Policia e Kosovës./21Media
Back to top button