Batusha: Nuk ka luftë për merita për liberalizim të vizave, të gëzohemi të gjithë

(Live update)
Parlamentin Evropian dhe Komisionin Evropian nuk e sheh si pengesë për liberalizimin e vizave, anëtari i Komisionit të Integrimeve Evropiane, Agon Batusha.
“Nuk mendoj se Parlamentii Evropian(PE) dhe Komisioni Evropian(KE) do jenë pengesë deri tani është parë që pengesë kanë qenë shtetet anëtare, pra shtetet individuale brenda Këshillit Evropian, gjithsesi çështja duhet t’i kalojë Parlamentit Evropian (PE-së) në komisionin përkatës pastaj në seancën plenare të komisionit evropian dhe pastaj duhet të mblidhen ministrat e brendshëm të shteteve anëtare dhe të vendosin, është procedurë që merr kohë”, deklaroi Batusha.
Sipas tij, në këtë aspekt duhet të punojë bashkë pozitë dhe opozitë.

Batusha: Shpresojmë për lajme pozitive pas 13 tetorit
Për liberalizimin e vizave, tutje Batusha tha se shpresojnë të marrin lajme pozitive pas 13 tetorit.
Sipas tij, deklaratat e shteteve të BE-së janë pozitive, pro liberalizimit te vizave, por deklarata që më së shumti bënë përshtypje është deklarata e përbashkët e Francës Polonisë dhe Gjermanisë.
“Hap shume i rëndësishëm në procesion e liberalizimit të vizave, por edhe në aspektin diplomatik. Përpjekjet tona e të gjitha institucionet dhe përfaqësues të komisioneve brenda parlamentit kanë qenë të shumta. Kemi lobuar që kjo çështje të jete në agjendën e diskutimeve të këshillit Evropian me 13 tetor, kemi parë deklaratat e shteteve te BE qe janë pozitive që janë pro liberalizimit te vizave për qytetaret e Kosovës dhe deklarata që më së shumti bënë përshtypje është deklarata e përbashkët e Francës Polonisë dhe Gjermanisë”, tha ndër tjera Batusha.

Batusha: Nuk ka luftë për merita për liberalizim të vizave, të gëzohemi të gjithë
Deputeti i Vetëvendosjes, Agon Batusha si dhe anëtar i Komisionit të Integrimeve Evropiane sot në një intervistë për “21 Drejtpërdrejt” në RTV21 tha se nuk ka luftë për merita për liberalizim të vizave.
“Nuk ka lufte për merita kriteret janë plotësuar kohë më parë por ka pasur disa shqetësime që është dashtë me u adersu, sidomos te disa shtete specifike, gjithsesi që janë bërë edhe disa lëvizje diplomatike apo edhe gjeopolike që e kanë mundësuar që Kosova me hy ne agjendën e Këshillit Evropian dhe këtu nuk duhet te kemi luftë për merita, duhet te gëzohemi te gjithë”, tha Bashuta./21Media

Back to top button