Kaloni te përmbajtja kryesore

Begaj pas aneksimit rus: Shkelje flagrante e ligjeve ndërkombëtare

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pasi presidenti i Rusisë,  Vladimir Putin ndryshoi kufirin e Rusisë, duke aneksuar edhe 4 rajone të Ukrainës.
“Dënoj me forcë shkeljen e përsëritur të integritetit territorial të Ukrainës nga ana e Rusisë. Sfida e hapur dhe flagrante e Rusisë ndaj ligjeve dhe komunitetit ndërkombëtar është lajm i keq për paqen dhe rendin botëror”, ka shkruar Begaj në Twitter.
Putin nënshkroi me liderët e vetëshpallur të këtyre rajoneve dokumentet për pranimin e tyre në Federatën Ruse, duke vlerësuar si demokratike, referendumet e mbajtura në ato territore të Ukrainës./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button