Batuta e Ramës në Beograd: Verën më mirë ta prodhosh dhe ta pish me kujdes, se bashkohesh por …

Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka ndarë të tjera momente nga panairi i verës “Wine Vision of the Open Balkans” në Beograd.
Në videon e publikuar në “Facebook” janë momente nga vizitat e liderve të Shqipërisë, Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Abazoviç nga Mali i Zi në stendat e prodhuesve shqiptarë të verës por jo vetëm.
“E bukura e kësaj bote është se ka shumë shije të ndryshme. Sa më shumë shije të ndryshme, sa më ngjyra, sa më shumë larmi, aq më e plotë është jeta. Nuk jemi këtu për të thënë se kush është vera më e mirë. Çdo gjë ka të mirën dhe bukurinë e vet”, tha Rama.
Pyetjes nëse liderët e Open Balkan do të jenë më të bashkuar pas shijimit të verërave të ndryshme pasi Vuçiq në një pjesë të fjalimit të tij tha se vera i bashkon më shumë njerëzit. Rama u përgjigj: “Vera është një gjë, e pira e verës është një gjë tjetër. Nuk është e thënë të pish shumë që të bashkohesh. Më mirë është që ta prodhosh, ta shijosh dhe të pish me kujdes se pastaj bashkohen por bëjnë sherr. Më mirë kështu”, tha ai.
Të enjten në Beograd është hapur panairi i parë ndërkombëtar i verërave, në kuadër të nismës rajonale, “Ballkani i Hapur”.
Ky panair është hapur nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, dhe kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Edi Rama dhe Dimitar Kovaçevski./21Media

Back to top button