Bayern Munich rikthehet në krye të Bundesligës

Bayern Munich ka shënuar fitore kundër Stuttgart në takimin e vlefshëm për xhiron e 23-të në elitën e futbollit gjerman.

“Bavarezët” morën pikët e plota falë fitores 1:2 në udhëtim te Stuttgart.
Bayern Munich me këto tri pikë rikthehet në pozitën e parë me 49 pikë, aq sa ka edhe Borussia Dortmund që zbret në vendin e dytë për shkak të goldallimit.
Stuttgart është i 15-ti me 19 pikë.
Back to top button