Infermierët kërkojnë që pagesa për ndërrimin e natës të rritet 100%
Sindikata e Infermierëve, mamive dhe profesionistëve shëndetësorë, kanë dërguar kërkesë në ShSKUK me kërkesën që pagesa për ndërrimin e natës të rritet për 100%, si dhe të realizohet pagesa e rrezikshmërisë dhe të realizohet paga festive 100%.
Kryetari i kësaj sindikate, Fitim Havolli, sot tha se me vite nuk janë marrë parasysh këto kërkesa dhe për ndërrimin e natës paguhen 18 euro. Tashmë, kjo sinidikatë kërkon që pagesa të bëhet 36 euro.
Havolli nuk e mohoi mundësinë që të mbajnë greva dhe protesta./kp