BE-ja paralajmëron pasoja nëse dështon takimi Kurti-Vuçiq

Zyrtarja për politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së, Zoi Muletier tha se shefi i politikës së jashtme të BE-së ,Josep Borrell, ka ftuar takim për këtë javë midis kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Vuçiq për uljen e tensiomeve dhe që palët t’i kthehen zbatimit të marrëveshjeve të dialogut.

Sipas saj, mungesa e gatishmërisë për takim do të ndikojë për të keq në rrugën integruese për të dyja shtetet.

“E gjithë kjo do të reflektohet dhe do të ketë ndikim në rrugën e anëtarësimit të Serbisë dhe Kosovës në BE. Ftesa për një takim këtë javë në Bruksel është një mundësi që u ofrohet të dy liderëve për të treguar se në fund të fundit mund të jenë konstruktivë dhe të përpiqen të gjejnë një zgjidhje”., tha ajo pë RTV21.

Muletier ka ritheksuar se mungesa e angazhimit të palëve për de-përshkallëzimin dhe rifillimin e zbatimit të Marrëveshjeve të Dialogut do të ketë vetëm pasoja të dëmshme për qytetarët e tyre. Dhe kjo do të jetë përgjegjësi e vetme e liderëve/21Media

Back to top button