GREVA: Sot vendoset, nesër PO ose JO!

Sërish greva… që ka hyrë në muajin e saj të dytë. Këshilli Grevist pritet që të marr një vendim pasi të ketë parë disponimin e anëtarësisë rreth kërkesës për mundësinë e pezullimit të grevës prej të paktën 3 muajve. Por Këshilli i Prindërve ka dhënë një lloj ultimatumi të ndërpritet greva deri të hënën ose do të çregjistrojnë fëmijët nga shkollat. Megjithatë nuk dihet se çfarë do të ndodh me punonjësit e administratës.
Sindikata e Arsimit ka dy ditë që ka kërkuar mendimin e anëtarësisë të shkollave, çerdheve e Universiteteve me pyetjen nëse duhet të pezullohet greva për një afat të caktar 3 muajsh. Votimi në institucionet arsimore është zhvilluar prej dy ditësh dhe Sindikata pasi ta ketë analizuar disponimin e anëtarësisë do të marr një vendim përfundimtar.
Por pavarësisht vendimit që pritet në merret dhe të bëhet publik, ka ndër shkolla që janë për vazhdimin e grevës. I tillë është edhe Gjimnazi “Sami Frashëri” në Prishtinë.
Ibish Llapashtica, mësimdhënës shprehet: Kthimi në mësim ka nisur gradualisht, fillimisht në disa shkolla fillore në disa qendra të Kosovës duke u shtrirë edhe në pjesë të tjera dhe në nivel të arsimit të mesëm. Një numër protestash të prindërve u zhvilluan me kërkesën për kthim të fëmijëve në shkolla.
Kryetari i Këshillit të Prindërve të Kosovës, Jeton Demi, thotë se, nëse mësimi nuk nis më 3 tetor, ky organ do të kërkojë “çregjistrim masiv” të nxënësve nga shkollat.
Më shumë se 300 mijë nxënës kanë mbetur në shtëpi për katër javë, pasi sindikatat dhe Qeveria nuk arritën ndonjë marrëveshje për t’i dhënë fund grevës, pavarësisht ndërmjetësimit nga nivele të ndryshme.
Në grevë përveç arsimit vazhdojnë të jenë edhe në administratën publike. Punonjësit në sektorin publik po e vazhdojnë grevën por qytetarët ndërkaq kanë nevojë për kryerjen e shërbimeve të përditshme. Si pasojë e grevës, në komunën e Prishtinës gjatë ditës u krijuan radhë të qytetarëve, që pajiseshin me dokumente në aparatin digjital.
Përfaqësues të Sindikatës së Pavarur të Administratës të Kosovës gjatë ditës nuk u përgjigjën nëse vendimi që do të merret për shkollat do të përfshijë edhe punëtorët e administratës.
Ndërkohë, ministri i Financave Hekuran Murati, nuk sqaroi nëse do t’iu procedohen pagat mësimdhënësve dhe shërbyesve civilë të komunave për muajin shtator, të cilët ndodhen në grevë. Por në Komissionin Hetimor Parlamentar shkurtimisht u përgjigj:“Do të veprojmë siç e parasheh ligji”…
Qeveria e Kosovës prej javësh, në paketën e saj të ndihmës, ka ndarë 50 euro shtesë në paga për punonjësit e sektorit publik deri në përfundim të këtij viti fiskal, por Sindikatat thanë se kërkesa e tyre për një shtesë prej 100 eurosh deri në miratimin e Ligjit të pagave do të qëndrojë./21Media

Back to top button