​Begaj: Rruga euroatlantike e Kosovës është përpara

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj së bashku me përfaqësues të institucioneve të Kosovës, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.
Nga aty, Begaj tha se shteti i Kosovës është amanet dhe trashëgimi e Ibrahim Rugovës dhe Adem Jasharit.
“Është kënaqësi të jem sot këtu në 15 vjetorin e shtetit të lirë dhe të pavarur të Kosovës. Ky është amaneti dhe trashëgimia që na ka lënë Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari. 15 vite ne kemi parë lindjen dhe rritjen e shtetit të Kosovës dhe besoj që rrugëtimi jonë është përpara, rrugëtimi euroatlantik”, tha ai.
Begaj do t’i drejtohet popullit të Kosovës edhe në seancën e Kuvnedit të Kosovës, e cila fillon në orën 11:00.

Back to top button