Begaj: Taksa rrugore në autostrada, njëra prej ngarkesave që do t’i shtohet bizneseve
(Lajm i përditësuar)
Begaj: Taksa rrugore në autostrada, njëra prej ngarkesave që do t’i shtohet bizneseve
Eksperti i Ekonomisë, Erton Begaj tha se nuk pret që ekonomia e Kosovës është lënë në gjendje të lirë.
Ai në emisionin “Click” në RTV21 përmendi edhe taksën për autostradë, e cila tha se do ta vështirëson punën e bizneseve.
“Kjo qeveri në dy vitet e para të saj përmes nismave ligjore, dhe deklarateve publike centonte konfidencën ekonomike”, tha Begaj.
Ai shtoi se nuk pret ndryshime pozitive në aspektin ekonomik.
“Pres ngarkesa shtesë të cilat do t’i vendosen bizneseve në vitet vijuese, njëra prej tyre është taksa rrugore e cila pritet të vendoset në autostrada”, tha ai.
“Ne do ta paguajmë autostradën e kombit e cila për t’u ndërtuar në ato vite është dashur guxim për të marrë investime se të gjitha institucionet finacniare ndërkombëtare veçanërshit FMN edhe Banka Botërore e kanë kundërshtuar këtë investim”, tha Begaj.
“Situata ekonomike më e keqe se në qeveritë e kaluara”, Begaj: Kjo qeveri ka mungesë vizioni për zhvillim ekonomik
Eksperti i Ekonomisë, Erton Begaj vlerësoi se për katër vite të Qeverisë Kurti ka pasur mungesë të vizionit për zhvillim ekonomik.
“Një nënperformim në investimet publike ku ka marrë kritika të vazhdueshme qoftë nga raporti i progresit qoftë nga të gjitha raprtet e institucioneve të larta ndërkombëtare, dhe ndërhyrjet të cilën ka synyar ta bëjë në agjencitë e pavarura e veçanërisht në Bankën Qendrore ku ka tentuar në vazhdimësi përmes kapjes së bordit dhe menaxhmentit të diktojë politika të cilat e kanë sjellë Bankën Qendore në nëj akter politik në dialog me Serbinë “, tha Begaj.
Po ashtu ai shtoi se punësimet kanë qenë partiake dhe joprefosioanle ngjashëm si me partitë tjera.
“Situata mmë e keqe në aspektin ekonomik, unë ndaj bindjen se është më e keqe se sa në çdo qeverisje të kaluar, sepse për dallim nëse qeveritë e kaluara kanë mundur të mos kenë ekspertizëm dhe njohurinë për diçka të paktën kanë guxuar, kjo qeveri ede nuk po guxon në ekonomi,”, tha ai.
Begaj: Kjo qeveri njihet për keqmenaxhimin e parasë publike
Eksperti i Ekonomisë, Erton Begaj duke komentuar deklaratën e deputetit të VV-së Armend Muja i cili në Kuvend tha se arma më e fortë e qeverisë ishte performanca ekonomike.
Begaj tha se ngritja e zërit nga Muja në Kuvend ishte mungesa e argumenteve përmbajtjesore për zhvillimin ekonomik.
“Dhe ajo që e thotë 3 miliardë euro, kjo qeveri njihet për një keqmenaxhim të parasë publike, sepse mosinvestimi i parave është keqmenaxhim sepse ato para janë zhvlerësuar si pasojë e infalcionit dhe për këtë kemi pasur projekte më pak, dhe kjo qeveri nuk ka një projekt, dhe kjo qeveri nuk ka një projket, dhe ka pyetje paradoksale, si ka mundësi që një qeveri me 1 miliard ka pasur mundësi të ndërtojë shkolal autstrada çerdhe spitale ,…dhe kjo qeveri me tre miliardë nuk ka ndonjë projekt që do të ia njihte qeverisë së Kurti, është e vetmja qeveri e cila nuk ka pasur problem me numra në Kuvend”, tha ai duke shtuar se shporta familajre është shtrenjtuar e që sipas tij për një gjë të tillë nuk po u del në ndihmë Qeveria.
Begaj: Të huajt duket se po mbrojnë Serbinë për shkak të investitorëve që kanë atje
Njohësi i çështjeve ekonomike Erton Begaj tha në emisionin “Click” në RTV1 se ambasadat e huaja dhe odat ekonomike të huaja duket se po e mbrojnë Serbinë për arsye të investitorëve të shteteve të tyre që gjenden atje.
“Sepse Serbia është kthyer në një vend atraktiv në 10 vitet e fundit për kompanitë multinacionale dhe ka tërhequr shumë, janë 65% të investimeve të huaja direkte në rajon të cilat shkojnë në Serbi, dhe Serbia si shtet paraqet 40% të territorit në Ballkanin Perëndimor dhe arrinë të tërheq investimet, dhe kjo pastaj e kthen Serbinë në aspektin ekonomik në një lojtar të fuqishëm rajonal të pazëvendësueshëm”, tha ai./21Media