Bëhet pranim-dorëzimi i detyrës së kryetarit të Komunës së Shtimes

Sot, zyrtarisht është bërë pranim-dorëzimi i detyrës së Kryetarit të Komunës së Shtimes, nga kryetari Naim Ismajli te kryetari Qemajl Aliu.
Në këtë ceremoni, Ismajli, ia dorëzoi mandatin kryetarit Aliu dhe njëherit i ka uruar suksese në drejtimin e Komunës së Shtimes, për katër vitet e ardhshme.
Me rastin e dorëzimit të mandatit, Ismajli e uroi kryetarin Aliu dhe bashkëpunëtorët e tij dhe ka thënë se e dorëzon këtë detyrë duke i uruar shëndet dhe shumë suksese në drejtimin e komunës dhe në vazhdimin e realizimit të programit dhe projekteve në të mirë të qytetarëve të Komunës së Shtimes.
Nga ana tjetër, kryetari i zgjedhur i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, e ka falënderuar kryetarin Ismajli për punën e deritanishme të qeverisjes së Komunës së Shtimes.

Back to top button