Prapë grevë në të gjitha institucionet shëndetësore publike
Këshilli Qendror Grevist i Federatë së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK) ka njoftuar se edhe këtë të enjte do të mbajnë grevë 8 orëshe.
Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës tha se kjo grevë vjenë si pasojë e mosreflektimit të institucioneve lidhur me kërkesat e tyre.
“Njoftojmë opinionin e gjerë se edhe për kundrejt pritjeve tona që të takohemi me institucionet shtetërore,kjo e fundit nuk ka reflektuar. Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës si pasojë e mos përgjigjes nga ana e Qeverisë është e obliguar që nesër me datë 02.12.2021 e Enjte të mbajë Grevë 8(tetë) orëshe pranë institucioneve shëndetësore. Këshilli Qendror Grevist siguron se të gjitha shërbimet emergjente do të jipen konform Ligjit mbi Greva. Me këtë rast kërkojmë mirëkuptim nga ana e popullatës”, thuhet në njoftimin e FSSHK-së.
Punëtorët shëndetësor edhe javen e kaluar e kanë mbajtur një grevë tetë orëshe.
Këshilli Drejtues i FSSHK-së ka kërkuar takim urgjent me kryeministrin Albin Kurti, ministrin e Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla dhe ministrin e Shëndetësisë Rifat Latifi, me qëllim që Projektligji për Pagat të hartohet në bashkëpunim me sindikatat dhe faktorë të tjerë dhe të shkojë sa më parë në Parlament.
Vetëm këtë vit në 8 muajt e parë 122 mjekë janë larguar nga vendi. Mesatarisht kanë qenë 31 vjeç. Mosha mesatare e mjekëve në qendrat e mjekësisë familjare është 57 vjeç. Pas 10 vitesh 1200 specialistë do të dalin në pension. Përveç kësaj, qindra infermierë janë larguar nga vendi./21Media