Kaloni te përmbajtja kryesore

Behrami tha se presidentja Osmani i vazhdoi mandatin Gjykatës Speciale, reagon Presidenca

Deputeti i PDK-së, Artan Berhami ka thënë se Presidentja e Kosovës  Vjosa Osmani ia ka vazhduar mandatin EULEX-it e rrjedhimisht edhe  Gjykatës Speciale.

Behrami këto deklarata i ka bërë në Facebook.

SKANDALOZE: Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përmes shkëmbimit të letrave me BE-në ka vazhduar mandatin e EULEX-it, rrjedhimisht edhe të Gjykatës Speciale në Kosovë. Këtë e ka bërë në mënyrë tinëzare, pa debat publik, në mënyrë të fshehtë”. , ka shkruar Behrami.

Më tej  ai ka thënë se Osmani po e fsheh përmbajtjen.

“Vazhdimi i misionit të EULEX-it, pas padrejtësive në Gjykatën Speciale e pa debat, është skandaloz. Presidentja është dashur të negociojë vazhdimin e mandatit, të paktën me kusht që EULEX të marrë përsipër garancitë që kërkon Gjykata Speciale  për lirim nga paraburgimi dhe mbrojtje në liri të krerëve të UÇK-së. EULEX është mekanizmi kryesor i Gjykatës Speciale në Kosovë”, ka shkruar Behrami.

Pas kësaj deklarate ka Presidenca e Kosovës duke  e akuzuar Behramin për shpifje.

“Deputeti Artan Behrami është mirë të mos shpif. Presidentja as nuk cakton e as nuk vazhdon mandat të gjykatës speciale. Mandati i kësaj gjykate është përcaktuar me amandament kushtetues të votuar nga 2/3 e Kuvendit të Kosovës dhe ai nuk mundet as të ndryshohet e as të ndërpritet apo vazhdohet nga institucioni i Presidencës”, kanë reaguar nga presidenca.

Po ashtu në reagim thuhet se Osmani nuk ka nënshkruar asnjë dokumet, edhe pse siç thanë “është plotësisht në mandat të saj”.

“Presidentja ende nuk ka nënshkruar asgjë sa i perket mandatit të EULEX-it, edhe pse është plotësisht në mandatin e saj ta bëjë një gjë të tillë, siç ka qenë njësoj në mandatin e Presidentit Thaçi, kur ai ia vazhdonte mandatin teknik të EULEX-it, për mentorim, monitorim dhe këshillim. Vazhdimi i mandatit të EULEX-it, është përcaktuar në Vendimin e Këshillit të BE-së të datës 5 qershor 2025, vendim ky që është publik”, thuhet më tej në reagim./21Media

 

 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button