Bekë Berisha ia përmend Sveçlës deklaratat për oligarkët

Sot gjatë raportimit të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në Komisionin parlamentar për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, kryetari i këtij Komisioni, Bekë Berisha e ka pyetur Sveçlën, se pse nuk po arrestohen oligarkët apo ndonjë komandant i policisë, por zyrtarët e thjeshtë policorë.
”A ish dashtë me dhënë dorëheqje naj kush për shkak të numrit kaq të madhe dhe të korrupsionit të këtyre policëve. Ju i keni pasur në maje të gjuhës oligarkët. Nuk po e shohim që e keni arrestuar ndonjë kësi oligarkë, ndonjë komandantë të policisë, pse s’po i arrestoni ata, por ata policët e vogël”, ka pyetur Berisha.
Ndërsa, Sveçla iu është përgjigjur se Kosova duhet të ketë një forcë me kredibilitet maksimal në mënyrë që të arrihet arrestimi i tyre.

”Patjetër që ata që janë të përshirë në krime të niveleve të larta duhet të përndiqen dhe të arrestohen. Për të arritur në atë stad ku arrestohen oficerë të lartë, ku arrestohen oligarkët, ku arrestohen kriminelët e niveleve të larta e edhe politikanët që janë të përfshira në aktivitetet kriminale, ne duhet të kemi një forcë me kredibilitet maksimal”, ka thënë Sveçla./21Media
Back to top button