Danimarka thotë se ka arsye për t’u shqetësuar për situatën në Detin Baltik

Ministri danez i mbrojtjes Morten Bødsko tha se ka “arsye për t’u shqetësuar” për situatën në Detin Baltik pas shpërthimeve nënujore.
Besohet se rrjedhjet në tubacionet Nord Stream u shkaktuan nga një “akt i qëllimshëm” – shumica e të cilëve iu drejtuan Kremlinit.
“Ka arsye për t’u shqetësuar për situatën e në Detit Baltik. Pavarësisht përpjekjeve të luftës në Ukrainë, Rusia ka një prani të konsiderueshme ushtarake në Detin Baltik dhe ne presim që ata të vazhdojnë”, tha ai.
Ai shtoi se Danimarka është “tashmë fuqishëm e pranishme në Baltik me mbi 1000 burra”.
“Kam pasur një diskutim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s për situatën shqetësuese të sigurisë dhe luftën në Ukrainë. Putini ka lëshuar njoftime të bujshme për mobilizimin e pjesshëm dhe kërcënimet bërthamore dhe po mbahen të ashtuquajturat referendume – kjo është një shprehje e qartë e dëshpërimit”, shtoi ai./21Media

Back to top button