Bekteshi: Vazhdojmë me masat për të mbështetur sektorin e turizmit

 

Kriza shëndetësore-ekonomike e shkaktuar nga pandemia më shumë ka goditur sekorin e turizmit, i cili tregon një rol të rëndësishëm në ekonominë e vendit, tha ministri i Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi me rastin e ditës botërore të turizmit.

Ministri Bekteshi theksoi se pandemia na ka bashkuar më shumë për gjetjen e mënyrës me të mirë dhe më efikase për të tejkaluar këtë krizë.

“Vitet e fundit, Maqedonia e Veriut ka treguar rezultate shumë të mira në fushën e turizmit, parashikimet ishin që në vitin 2020 të arrijmë majën në numrin e turistëve, por edhe në investime dhe punësim në turizëm, por kriza me pandeminë ka kontribuar në mos arritjen e rezultateve të dëshiruara këtë vit, por na bashkoni edhe më shumë në gjetjen e mënyrës më të mirë dhe më efikase për të tejkaluar këtë krizë së bashku me sa më pak pasoja të jetë e mundur, tha Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe shtoi se pikërisht në këtë moment është e rëndësishme të merren vendimet e duhura, shkruan TV21./21Media

Back to top button