Beqiraj-Ibrahimi: Rritja ekonomike prej 4% nuk nënkupton zhvillim ekonomik, përderisa s’kam qasje të mirëfilltë në shëndetësi

Njohësja e çështjeve të ekonomisë dhe autorja e emsionit “Start Up” në RTV21, Gjylshahe Beqiraj-Brahimi në “Click” në RTV21 tha se Kosova është vendi i vetëm në Evropë që nuk ka Këshill Ekonomik Kombëtar.

“Ne flasim për një ngritje ekonomike, por nuk flasim për zhvillim ekonomik të prekshëm, s’flasim për shkolla , s’flasim për qasje në shëndësi, nuk flasim për qasje në drejtësi, kjo nënkupton zhvillim të vendit. Për mua rritja ekonomike prej 4% nuk nëkupton zhvillim ekonomik, përderisa nuk e kam një qasje të mirëfilltë në shëndetësi, një binzes në vendin tonë duhet të pres deri në 12 vjet për të zgjidh një problem në gjykatat tona”, tha ajo./21Media

Back to top button