Heqja e projektit të gazit amerikan, Muja: Kemi resurset tona

(Lajm i përditësuar)
Heqja e projektit të gazit amerikan, Muja: Kemi resurset tona
Kandidati i Vetëvendosjes për deputet, Armend Muja në emisionin “Click” në RTV21 u pyet pse hoqën dorë nga gazi amerikan.
Ai tha se një gjë e tillë është bërë në kuadër të strategjisë për enerjginë e Kosovës.
“Parashihet që të renevohet dhe të regjenerohet Kosova B dhe Kosova A po ashtu të prodhohen 1600 MW të energjisë elektrike që bazohet në energji të ripërtitshme, këështu janë dakorduar ekspertët dhe unë besoj që nuk e përjashton importin me gaz në të ardhmen , por fokusi Kosovë është që ne i kemi resurset tona që është thëngjilli se fosil për fosil kemi ne fosil . Be po kërkon që rreth 35 % të energjisë elektrike të bhëet me energji të ripërtitëshme.”, tha ai.
Vetëvendosje premton rritje ekonomike prej 6%
Kandidati për deputet nga Lëvzija Vetëvendosje, Armend Muja tha se nëse sërisht vijnë në pushtet premtojnë që rritja ekonomike e Kosovës të jetë 6%.
“Dhe kjo do të arrihet në rritje ekonomike bazuar në investime, një në investime infrastrukturore, rruga Prishtinë- Mitrovicë, Prishtinë- Gjilan, Prishtinë- Pejë, Prishtinë- Pejë. Infrastruktura hekurudhore, investime në ujëra edhe në energji elektrike. E par aka të bëjë në shtirjren e rrjetit të ujësjellsit, investime në rrjetin e shpërndarjes së enerjginë elektrike, aty ku kemi pasur probleme..”, tha ai.
Këtu ndërhyri analsiti Gëzim Kasapolli i cili tha se këto premtime nga LVV janë dhënë edhe në vitin 2021 por që nuk janë realizuar
Më tej Muja tha se prioriteti të energjia është investimi në rrjetin e shpërndarjen e energjisë elektrike sidmos transmisioni 220 edhe 400 KV
“Vlera e pagës 1 mijë euro, tani sa 400 euro”, Muja fajëson opozitën
Njohësja e çështjeve të ekonomisë dhe autorja e emsionit “Start Up” në RTV21, Gjylshahe Beqiraj Ibrahimit në “Click” në RTV21 ngriti çështjen e rritjes së çmieve.
Ajo kandidatit për deputet nga Vetëvendosje, Armend Muja i paraqiti statistikat e rritjeve të çmimeve të produketeve esenciale, që sipas këtyre analizave në total del 61%.
“ Në qoftëse në vitin2020 ne kemi pasur pagën 1 mijë euro, sot vlera e asaj page tek ushqimet është 400 euro, si mund të llogaritet kjo në periudhën 4 vjeçare zotëri muja, sa është varfëru qytetari”, pyeti Beqiraj Ibrahimi.
Për rritjen e çmimeve Muja fajësoi opozitën konkretisht LDK-në.
“Ne kemi propozuar çmimet tavan, ka qenë pikërisht LDK-ja që kanë marrë pikërisht atë ligj dhe e kanë kontestuar në Gjykatën Kushtetuese”, tha ai.
Muja: Vetëvendosje do të dal pak më mirë së në zgjedhjet e vitit 2021
Kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja në “Click” në RTV21 u shpreh i bindur se Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e 9 shkurtit do të performojë më mirë se në vitin 2021.
“Unë besoj jam fuqismisht i bindur se Lëvizja Vetëvendosje do të jetë pak më mirë se në zgjedhjet e 14 shkurtit në vitin 2021”, tha ai.
Gjuha e ashpër e LVV-së, Muja flet për “çështjen e mizave” e “plakjes në opozitë”
Kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja në “Click” në RTV21 u pyet për gjuhën e ashpër të kësaj partie në tubimet zgjedhore, specifikisht për deklaratat e Kurtit për çështja e mizës” dhe “plakjes në opozitë”.
Ai tha se kjo ishte një formë e përshkrimit të një situate.
“Unë nuk e pata bindjen se ishte e drejtuar në asnjë formë për të kërcënuar dikë, ishte një shembull se si refkelton deklaratat evet opozitës, ndërkohë sa i përket places në opozitë mendoj se deklarata më specifike ishte se për shkakk nga mmbështetja nga aleatët ndërkombëtarë është përdorur qoftë për të kamufluar ose ambalazhuar haninë ose tradhtinë u tha që për këtë arsye për shkak të mungesës së përkarkjes popullore se këta do të plakën në opozitë përderisa nuk ndyrshojnë”, tha ai. /21Media