Berbatov e zbulon arsyen pse Cavani do të largohet nga Manchester United

Edinson Cavani duhet t’i bashkohet Barcelonës pasi Cristiano Ronaldo ia vodhi vëmendjen te Manchester United, pretendon Dimitar Berbatov.
“Megjithë pati një sezon të mirë, Cavani nuk ka luajtur mjaftueshëm kohëve të fundit. Kur dikush si Ronaldo vjen në klub, ai merr të gjithë vëmendjen, ai luan çdo lojë dhe në botën e futbollit kjo ndodh”, tha Berbatov për “Betfair”.
“Nëse ka një shans që Cavani të largohet nga klubi, nëse ka një ofertë nga Barcelona, atëherë sigurisht që ai do të mendojë ta pranojë atë për të fituar më shumë minuta, atëherë unë do të mbështes sepse kjo duket një marrëveshje shumë e mirë dhe mbi të gjitha kur nuk je më një lojtar 24 vjeçar”, tha Berbatov.
Cavani raportohet se do të kalojë të Barcelona në afatin kalimtar të janarit./kp

Back to top button