Berbel Bass, presidente e re e Bundestagut

Presidente e re e Bundestagut është zgjedhur Berbel Bass. Në seancën konstituive të mbledhjes së re për Bass, kandidaten e Partisë Socialdemokrate (SPD) e kanë votuar 576 nga 736 deputetë.
Parlamenti gjerman ka mbajtur një seancë konstituive pas zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 26 shtator.
Ajo ka marrë funksionin nga Wolfgang Schaeuble. Në fjalimin e saj të parë si presidente e Bundestagut, Bass ka thënë se do të luftojë që gratë të kenë një rol më të rëndësishëm në parlament. Bass është gruaja e tretë në krye të Bundestagut që nga viti 1949.
Gjithashtu, Bass ka vënë në dukje se ajo do të mbrojë Dhomën e Ulët nga urrejtja dhe ka premtuar “të mbronte demokracinë nga armiqtë e saj”.
Angela Merkel gjithashtu ka marrë pjesë në seancë si e ftuar dhe presidenti Frank-Walter Steinmeier duhet të shpërndajë zyrtarisht qeverinë sonte, dhe të gjithë anëtarët e kabinetit të saj duke u kërkuar të qëndrojnë në detyrë deri në zgjedhjen e qeverisë së re.
Në përbërjen e mëparshme të Bundestagut, Bass (53) ka qenë nënkryetare e grupit parlamentar socialdemokrat.

Back to top button