16 raste të reja me koronavirus në Maqedoni

 
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, ka informuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 2.873 testime të realizuara, 16 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.
Nga Instituti i Shëndetit Publik, njoftojnë se në 24 orët e fundit kanë regjistruar 4 pacientë të shëruar, ndërkaq nuk është regjistruar asnjë viktimë nga Covid-19.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, që nga fillimi i epidemisë, nga Covid-19 janë sëmurë 155.732 qytetarë. Prej tyre, janë shëruar 150.104 persona, ndërkaq jetën e kanë humbur 5.486 pacientë. Raste aktive në Maqedoninë e Veriut janë 142./21Media

Back to top button