Berisha- Krasniqi: Vetëm të arsimuar mund të mposhtim armikun

Veterania e arsimit, Nysrete Berisha- Krasniqi, tha se mësuesit në Kosovë kanë kaluar në sfida të shumta, veçmas në vitet e 90-ta.
Megjithatë, sipas saj, me vullnetin dhe guximin e madh në atë kohë e kanë arritur qëllimin për vazhdimin paralel të arsimimit në Kosovë.
Në seancën solemne për Ditën e Mësuesit, Berisha-Krasniqi theksoi se vetëm të arsimuar Kosova mund të mposhtë armikun.
Veterania e arsimit pati edhe një apel për mësueset e reja.
“Mësueset e reja që kapin ditarin për herë të parë duhet të punojnë se kanë përgjegjësi shumë të madhe ndaj fëmijëve”, theksoi ajo./21Media

Back to top button