Berisha paralajmëron Vuçiqin: Mos mendo të vish në Tiranë se…
Ish-kryeministri Sali Berisha në fjalën e tij në Kuvendin Kombëtar të PD, tha se nëse presidenti serb Aleksandër Vuçiq do të tentojë të vijë në Tiranë për takimin e paralajmëruar të Ballkanit të Hapur, do të mbushen rrugët dhe sheshet kundër tij.
“Ballkani i Hapur i konkretizuar me aleancës Beograd-Shkup-Tiranë po krijon hegjemoninë serbe. Ka influencë ruse, është Ballkani i interesave anti-evropiane, synon të zëvendësojë Procesin e Berlinit me Procesin e Putinit. Paralajmëroj Gëlbesin e Millosheviçit ose Millosheviçin e ri se për Ballkanin e Hapur mos mendo të vish ndonjëherë në Tiranë, sheshet dhe rrugës do t’i kesh plot kundër teje”, tha Berisha.
Një takim në kuadër të Ballkanit të Hapur është paralajmëruar të ndodh në fund të këtij muaji në Tiranë.