Berlini nuk do të vendos asnjë masë ndaj energjisë ruse

Ministri gjerman i ekonomisë, Robert Habeck ka bërë me dije se Berlini nuk do të vendosë asnjë masë të menjëhershme ndaj energjisë ruse, pavarësisht mizorive që po ndodhin në Ukrainë.

Habeck ka theksuar se ekonomia më e madhe e BE-së po punon drejt ndërprerjes së energjisë ruse.

”Ne po punojmë drejt një mase, dhe me to çdo ditë po e dëmtojmë Putinin. Jemi në një kurs të mirë dhe këtë javë do të bëjmë më shumë progres në atë kurs. Ne po punojmë për pavarësinë nga gazi, qymyri dhe nafta ruse”, tha ai.

Habeck thotë se para pushtimit rus të Ukrainës, 35% e naftës gjermane vinte nga Rusia, tani është 25%. Në deklaratat e mëparshme ai ka thënë se që nga pushtimi, varësia gjermane nga gazi rus ka shkuar nga 55% në 40%.

Për shkak të vrasjeve civile në Bucha dhe gjetkë në Ukrainë, sanksionet e reja kundër Rusisë do të vendosen këtë javë./21Media

Back to top button