Berlini nuk do të lejojë fushatë për kthimin e dënimit me vdekje në Turqi

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, këmbëngulë

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, ka hedhur kategorikisht poshtë mundësinë që në territorin gjermanë të zhvillohet fushata për referendumin e mundshëm turk për rikthimin e dënimit me vdekje në Turqi.

Merkel tha se dënimi me vdekje është një çështje të cilën Gjermania e kundërshton dhe se vendi i saj nuk është i obliguar që t’i mundësoi zyrtarëve turqë që të bëjnë fushatë në Gjermani për këtë çështje, shkruan rtv21.tv

Qeveria e Gjermanisë qysh javën e kaluar kumtoi se nëse Turqia organizon referendumin për rikthimin e dënimit me vdekje, Berlini nuk do të lejoi fushatën dhe votimin brenda territorit të Gjermanisë, në të cilin vend jetojnë mbi 1.4 milionë turqë me të drejtë vote.

Fushata e zhvilluar në Gjermani në prill, para referendumit për zgjerimin e kompetencave të presidentit turk, tashmë ka dëmtuar marrëdhëniet mes Berlinit dhe Ankarasë, pasi që autoritetet gjermane nuk lejuan ministrat turqë që të mbajnë fjalime në tubimet në disa qytete gjermane.

Në anën tjetër, prokuroria në Turqi ka kërkuar sot që kleriku mysliman në mërgim, Fetullah Gylen, të dënohet më 3600 vjet burg, kanë raportuar mediat turke.
Autoritetet turke kanë akuzuar Gylenin për organizimin e puçit të dështuar ushtarak, në korrik të vitit të kaluar.

Gylen ka mohuar këto akuza, duke këmbëngulur se ai nuk ka qenë i përfshirë në organizimin e puçit./21Media

Back to top button