Mbi 1 milion vdekje nga COVID-19 në botë

 

 

Sipas të dhënave në Worldometers, bota ka kapërcyer numrin e një milion vdekjeve nga pasojat e COVID-19.

Deri më tani, 24 milionë e 504 mijë e 931 njerëz janë shëruar. Sipas Worldometers, numri më i madh i rasteve dhe vdekjeve është në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me mbi 7.2 milionë raste dhe më shumë se 209 mijë vdekje, pasuar nga India me 5.9 milionë raste dhe 94 mijë e 400 vdekje, Brazili 4.6 milionë të infektuar dhe 140 mijë e 700 vdekje, Rusia 1,1 milionë raste dhe 20 mijë e 200 vdekje, etj.

Kujtojmë se që nga paraqitja e rasteve të para me këtë virus, në muajin mars, në Kosovë kanë vdekur 622 persona të cilët ishin të infektuar me COVID-19.

Back to top button