Bërryla dhe gjunjë me ngjyrë të errët? Ja si të shpëtoni

Akumulimi i qelizave të vdekura të lëkurës, fërkimi, ekspozimi i gjatë në diell ose një çekuilibër hormonal mund të bëhen shkaku i gjunjëve dhe bërrylave të errëta. Këto pjesë të trupit tonë nuk përmbajnë gjëndra vaji dhe është e rëndësishme t’i mbroni ato nga thatësia përmes kujdesit dhe higjienës së duhur.
Ju prezantojmë me disa teknika të thjeshta, por super efektive për t’ju ndihmuar të ushqeni lëkurën tuaj dhe të hiqni njollat ​​e errëta.
Kastravec

Për shkak të vetive të tij zbardhuese, kastraveci është ndër mënyrat më efektive për të hequr qafe gjunjët dhe bërrylat e errëta. Ai largon qelizat e vdekura të lëkurës dhe e mban lëkurën tuaj të hidratuar. Vitaminat A dhe C që janë të pranishme në tranguj e mbajnë lëkurën të bukur dhe të freskët.
Fërkoni butësisht feta të trasha kastraveci mbi bërrylat dhe gjunjët për 15 minuta.
Lëreni të veprojë për 5 minuta të tjera dhe më pas shpëlajeni me ujë të ftohtë.
Ju gjithashtu mund të përzieni sasi të barabarta të lëngut të kastravecit dhe lëngut të limonit. Aplikojeni përzierjen në gjunjë, bërryla dhe gjithashtu nënsqetulla. Lëreni për 20 minuta dhe shpëlajeni. Bëjeni këtë në baza ditore.
Limon dhe sodë buke

Limoni është një përbërës i shkëlqyer për zbardhjen e lëkurës. Është i mbushur me antioksidantë dhe vitaminë C të cilat nxisin rigjenerimin e lëkurës dhe përmirësojnë ngjyrën e lëkurës. Soda e bukës vepron si një pastrues i butë dhe efektiv për zbardhjen e zonave të errëta të lëkurës.
Merrni një limon dhe prejeni në 2 gjysma.
Hidhni 1 lugë gjelle sodë buke sipër limonit.
Fërkoni bërrylat dhe gjunjët për 1 minutë.
Lëreni të qëndrojë për 15 minuta dhe më pas shpëlajeni me ujë të ngrohtë.
Përsëriteni një herë në 2 ditë për efektin e dëshiruar.
Aloe Vera dhe qumësht

Aloe Vera përmban substanca që ndihmojnë për të hidratuar lëkurën tuaj dhe për të përmirësuar tonin e pabarabartë të lëkurës. Ai gjithashtu ka veti anti-bakteriale dhe anti-mykotike. Kombinimi i Aloe Verës dhe qumështit është një mënyrë e thjeshtë dhe e dobishme për të ndriçuar lëkurën tuaj në mënyrë natyrale.
Përzieni sasi të barabarta qumështi dhe xhel Aloe Vera dhe aplikojeni përzierjen në lëkurën tuaj.
Lëreni të veprojë gjatë natës dhe më pas shpëlajeni të nesërmen në mëngjes.
Përndryshe, mund ta nxirrni xhelin nga gjethet e Aloe Verës dhe ta aplikoni në gjunjë dhe bërryla. Lëreni të veprojë për 20 minuta dhe më pas shpëlajeni me ujë të ngrohtë.
Patate

Patatja është e pasur me enzima katekolaza që mund të zbardhin natyrshëm tonin e lëkurës tuaj. Përdorimi i përditshëm i patates do të zbutë lëkurën tuaj dhe do t’ju ndihmojë të hiqni qafe zonat e errëta.
Grini patatet, shtrydhni lëngun dhe aplikojeni në lëkurë.
Lëreni në lëkurën tuaj për 15 minuta dhe më pas shpëlajeni me ujë.
Aplikoni një hidratues.
Ju gjithashtu mund të fërkoni bërrylat dhe gjunjët me një patate të prerë në feta për rreth 10-15 minuta dhe më pas shpëlajeni.
Shafran i Indisë

Shafrani i Indisë është ilaçi më natyral që largon papastërtitë dhe qelizat e vdekura të lëkurës nga gjunjët dhe bërrylat pa asnjë efekt anësor. Ai përmban një përbërës të quajtur kurkumin i cili redukton dhe rregullon prodhimin e tepërt të melaninës përgjegjëse për ngjyrën e errët.
Përzieni pak shafran të Indisë me 1 lugë qumësht.
Aplikojeni atë në gjunjë dhe bërryla.
Masazhojeni për disa minuta dhe lëreni të thahet në mënyrë natyrale.
Shpëlajeni me ujë të ngrohtë.
Për një efekt më të mirë, përzierjes mund t’i shtoni pak mjaltë./21Media

Back to top button