Kaloni te përmbajtja kryesore

BERZH për forcim të mbështetjes për firmat e vogla në Ballkan

Në samitin që po mbahet në Trieste u tregua kujdes i shtuar për gjendjen në Ballkanin Perëndimor

Nënkryetari për politika dhe partneritet i BERZH-it (Banka Evropiane për Rikonstruktim dhe Zhvillim), Pierre Heilbronn, tha sot se janë të nevojshme hapa shtesë në mbështetjen për zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Ballkanin Perëndimor.

Ai këto komente i bëri në samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor në Trieste të Italisë.

Heilbronn në panelin për instrumente financiare për ndërmarrje të vogla dhe të mesme, tha se ky sektor paraqet motor për inovacione në rajon dhe forcë lëvizëse për rritje ekonomike, ka bërë të ditur BERZH./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button