Besarta Jashari bëhet nënë për herën e tretë, zgjodhi një emër simbolik për djalin e saj

Vajza e Hamëz Jasharit, Besarta Jashari është bërë nënë për herë të tretë.

Besarta dhe bashkëshorti i saj janë bekuar me një djalë, për të cilin e zgjodhën emrin Mars, në shenjë të muajit të heroizmit, sakrificës dhe Epopesë së UÇK-së.

Lajmin e ka bërë të ditur Bekim Jashari, i cili ka publikuar disa fotografi të bukura familjare.

”Gëzim i madh për familjen tonë! Emrin e muajit të heroizmit, sakrificës dhe Epopesë së UÇK-së nga tani do ta bartë nipi jonë i ri, djali i tretë i motres sime Besartes. Falënderimi i takon Zotit, që pas gjithë atyre rënieve të fëmijëve të familjes sonë për liri, familja jonë po mbushet me djem e vajza që sigurisht do të ndjekin rrugën e tyre, gjaku i të cilëve u bë themel i lirisë që sot fëmijët dhe të gjithë ne gëzojmë. Mirësevjen Mars! Të urojmë jetë të gjatë e të lumtur!  Qofsh i dobishëm për shtetin, shoqërinë dhe kombin tonë”, ka shkruar Jashari në Facebook../21Media

 

Back to top button