Betohen dy deputetët e rinj, Hoxhaj zgjedhet nënkryetar i Kuvendit

Dy deputet të rinjë u betuan sot në Kuvendin e Kosovës, si zëvendësim i deputetëve që kanë dhënë dorëheqje, ngaqë janë zgjedhur kryetarë të komunave.
Rashit Qalaj nga PDK do ta zëvendësojë Bedri Hamzën, që është zgjedhur kryetar i Mitrovicës dhe Isak Shabani, po ashtu nga PDK do ta zëvendësojë Fadil Nurën, i cili është zgjedhur kryetar i Skenderajt.

Gjatë seancës së Kuvendit, nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj u zgjodh nënkryetar i Kuvendit të Kosovës.

Kuvendit i Kosovës sot ka 36 pika në rend të ditës./21Media

Back to top button