Linhart: Maqedonia e Veriut nga dhjetori të nis bisedimet me BE-në

 
Ministri federal për Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare në Republikën e Austrisë, Mihail Linhart sot në Shkup deklaroi se Vjena zyrtare kërkon që Maqedonia e Veriut të nis bisedimet për anëtarësim në BE duke filluar nga muaji dhjetor, shkruan TV21.
Linhart thotë se Maqedonia e Veriut është shembull për rajonin në zbatimin e reformave.
“Ai që e përjashton Ballkanin Perëndimor, e dobëson Evropën. Ne jemi zotuar, dhe vazhdojmë të zotohemi që nga dhjetori të nisin bisedimet, kjo është kërkesa jonë. Këtë kërkesë e parashtrojmë deri tek partnerët tanë në Bashkimin Evropian, dhe atë në mënyrë intensive”, tha mes tjerash Linhart./21Media

Back to top button