Biden dhe Xi dënojnë kërcënimet ruse për përdorimin e armëve bërthamore

Biden dhe Xi dënojnë kërcënimet ruse për përdorimin e armëve bërthamore

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden ka takuar homologun e tij kinez Xi Jinping.
“Dyshja shtrënguan duart përpara flamujve të SHBA-së dhe Kinës përpara takimit tre-orësh në ishullin turistik dhe folën për një sërë çështjesh, përfshirë sfidat kryesore rajonale dhe globale”, u bë e ditur në njoftim e Shtëpisë së Bardhë.
Presidenti Biden ngriti luftën brutale të Rusisë kundër Ukrainës dhe kërcënimet e papërgjegjshme të Rusisë për përdorimin e armëve bërthamore.
Presidentët e dy vendeve përsëritën marrëveshjen e tyre se një luftë bërthamore nuk duhet të bëhet kurrë dhe nuk mund të fitohet kurrë dhe nënvizuan kundërshtimin e tyre ndaj përdorimit ose kërcënimit të përdorimit të armëve bërthamore në Ukrainë.
Të dy udhëheqësit zhvilluan bisedimet e tyre të para ballë për ballë.
SHBA dhe Kina ndanë përgjegjësinë për t’i treguar botës se mund të “menaxhojnë dallimet, të parandalojnë që konkurrenca të kthehet në konflikt”./21Media

Back to top button