Osmani: Me shumë gjasë, më 18 dhjetor mbahen zgjedhjet në Veri

Pas takimit me subjektet politike, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në konferencë për media ka thënë se e ka pasur detyrim takimin me subjektet politike për konsultim për caktimin e datës së zgjedhjeve për komunat që kanë mbetur pa kryetarë.
Ajo ka thënë se është diskutuar data 18 dhjetor, si më e mundshmja për t’u mbajtur zgjedhjet në katër komunat veriore, ku janë tërhequr kryetarët e tyre.
Osmani gjithashtu ka thënë se opsion tjetër është edhe data 11 dhjetorë, por do të ishte më e vështirë përgatitja.
“Ne do të ulemi edhe një herë me ekipin tonë ligjor për caktimin e datës së zgjedhjeve. Sipas të gjitha gjasave data e zgjedhjeve do të jetë më 18 dhjetor”, ka thënë Osmani sot në konferencë për media.
Ajo shtoi se vendimi për shpalljen e zgjedhjeve do të merret sonte mbrëma, ose deri nesër në mëngjes./21Media

Back to top button