Biden e Johnson zotohen për thellim të aleancës mes dy vendeve

 

Në bisedën e tyre të parë telefonike, prej kur Joe Biden ka marrë pozitën e presidentit të Shteteve të Bashkara, dy liderët, Biden dhe Johnson, siç ka bërë të ditur zyra e kryeministrit britanik janë shprehur të gatshëm për të thelluar aleancën e ngushtë në mes të dyja vendeve.

Më vjen shumë mirë që fola me presidentin Joe Biden”, ka shkruar Johnson në Twitter.

Liderët është thënë të kenë diskutuar edhe për një marrëveshje potenciale për tregti të lirë në mes të Britanisë dhe SHBA-së. Johnson “ka theksuar qëllimin e tij për të zgjidhur çështjet tregtare ekzistenciale sa më shpejt që të jetë e mundur”, është përmendur në deklaratën e zyrës së tij.

Mbretëria e Bashkuar ka rikthyer kontrollin e politikave për tregti kombëtare këtë muaj, pas përfundimit të periudhës tranzitore të Brexitit, mirëpo një marrëveshje e re tregtare në mes të aleatëve është prioritet më i madh për Johnsonin sesa për Bidenin.

Johnson, mes tjerash, ka mirëpritur vendimin e Bidenit për të rikthyer SHBA-në në Marrëveshjen e Parisit për Klimën dhe në Organizatën Botërore të Shëndetësisë. Kryeministri britanik ka pëlqyer edhe përkushtimin e Bidenit për të arritur në emetime zero deri më 2050.

Kjo bisedë telefonike është zhvilluar një ditë pasi Biden ka folur me kryeministrin kanadez, Justin Trudeau, njëherësh liderin e parë të huaj prej inaugurimit më 20 janar.

Ai më vonë ka folur edhe me presidentin e Meksikës, Andres Manuel Lopez Obrador./21Media

Back to top button