Bildt në Shkup për të takuar përfaqësues partiak

 

Kriza politike në Maqedoni temë e diskutimeve 

Ish-kryeministri dhe shef i diplomacisë së Suedisë, Carl Bildt gjatë vizitës së tij në Shkup do të takohet me përfaqësues të partive politike lidhur me krizën politike në Maqedoni, shkruan tv21.tv

Në pritje të takimeve në Shkup, Bildt në llogarinë e tij në Twitter ka shkruar se nuk po shihet fundi i krizës kushtetuese në Maqedoni.

“Duket se dallimet në qëndrime janë gjithnjë e më të thella. Situata është e rëndë”, ka shkruar Bild, i cili është ish-i dërguar evropian për Ballkanin.

Carl Bildt tani është bashkë kryesues në Këshillin Evropian për Punëve të Jashtme, organizatë joqeveritare e cila merret me analiza politike./21Media

Back to top button