Kërkohet shtimi i gjyqtarëve
Numri i madh i lëndëve të pazgjidhura, mungesa e gjyqtarë
Gjykata e Apelit e Kosovës gjatë tre mujorit të parë te vitit 2017 ka kryer gjithsej 2 mijë e 761 lëndë, njofton zyra për informim.
“Prej tyre 899 në lëndë civile, 406 penale të përgjithshme, 19 penale për te mitur, 178 penale – krime të rënda, 238 penale të ndryshme, 633 ankesa kundër paraburgimeve, 108 lëndë administrative, 51 ekonomike dhe 229 kundërvajtje”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Apelit.
Sipas tyre secili gjyqtar, prej 34 sa ka aktualisht kjo gjykatë, ka kryer mesatarisht nga 81 lëndë në tre muaj ose nga 27 në muaj. Pavarësisht këtij angazhimi, numri i lëndëve të pa zgjidhura është 12 mijë e 25.
“Kjo ngase Gjykata e Apelit, e ka filluar vitin 2017 me 11 mijë e 206 lëndë te pa kryera ndërsa gjatë tre mujorit të parë të viti 2017 kanë ardhur edhe 3 mijë e 520 lëndë te reja. Gjykata e Apelit konsideron se e vetmja mënyrë për ta zbutur këtë gjendje është shtimi i gjyqtarëve dhe stafit mbështetës”, thuhet më tej në komunikatë.
Aktualisht ky institucion është në pritje të dekretimit edhe të 4 gjyqtarëve, ndërsa janë duke u zhvilluar procedurat e rekrutimit për 5 bashkëpunëtor profesional dhe 10 zyrtar ligjor.
Gjykata e Apelit konsideron se ky numër është i pa mjaftueshme në krahasim me numrin e madh të lëndëve të pa zgjidhura./21Media